Arbëri

Alternativa: PAN-i të zhbllokojë formimin e institucioneve

Alternativa, që është pjesë e koalicionit LAA, ka fajësuar PAN-in për dështimin e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se kjo është një goditje ndaj integritetit institucional të shtetit.

Përmes një komunikate për media Alternativa thotë se sot u tregua se PAN-i nuk e ka shumicën e deklaruar parlamentare për themelimin e institucioneve, transmeton Koha.net.

“Dështimi për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës është goditje ndaj integritetit institucional të shtetit tonë nga ana e koalicionit PAN. Për më tepër, sot u tregua që PAN nuk e ka shumicën e deklaruar parlamentare për themelim të institucioneve”, thuhet në komunikatë.

Alternativa i bën thirrje PAN-it që të mos mbajë peng dhe të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit.

“E thërrasim koalicioni PAN që mos të mbaj peng dhe të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit, por që sa më parë të propozojnë kandidat konsensual për kryetar të Kuvendit i/e cili/a do ta kishte mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.