Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur për delegimin e motrës së tij, Suliote Aliut në Odën e Farmacistëve të Kosovës.
Aliu në Kuvendin e Kosovës tha se motra e tij ishte edhe më parë e punësuar në spital dhe përgatitja që ajo ka, sipas Aliut, është e rrallë në Kosovë.
“Ajo nuk është e punësuar tash, ka qenë në spital në barnatoren e Internos. Po, pra, përveç asaj, është specialiste e farmacisë klinike, numri i tyre është jashtëzakonisht i vogël, nën dhjetë, dhe rrjedhimisht, mendoj që gjasat që ajo ka mund të jetë pjesë e atij Komisioni, kanë mundur të jenë shumë të mëdha”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se nuk e dinë si është ftuar, dhe për këtë duhet sqaruar OFK-ja.
“Ka qenë aktive edhe më herët, ka bërë udhëzime administrative për t’i ndaluar hajnitë e ndryshme. Ky s’ka qenë punësim, është ftuar, e ka marrë atë detyrë”, shtoi ai.
Edhe
Oda e Farmacistëve “mban pezull” motrën dhe vajzën e axhës së Liburn Aliut
KOHA ka raportuar javë më parë për delegimin e Suliote Aliut nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në Odën e Farmacistëve të Kosovës.
-
Vitia delegon dy familjarë të ministrit Aliu në Odën e Farmacistëve
-
Kuota e komuniteteve në Këshillin Drejtues përplas Odën e Farmacistëve me MSH-në
-
Dorëhiqet ministri Aliu - tha se nuk pajtohet me zgjedhjen e Bashës kryeparlamentar
-
KDI: Emërimet e gruas së Aliut dhe nipit të Bislimit në bord të KOSTT, shembuj flagrantë të nepotizmit