Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se në Washington kryeministri Avdullah Hoti, hoqi dorë nga njohja e shtetit të Kosovës.
Ai në DESKU-n e KOHËS tha se Kosova duke qenë temë e jo palë, ajo hoqi dorë nga reciprociteti, hoqi dorë nga përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“Ne shkuam për të kërkuar njohje dhe u kthyem duke hequr dorë nga vetë njohja e vetvetes”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo është goditje e drejtpërdrejtë në shpalljen e pavarësisë në shkurtin e vitit 2008.
“Prandaj kemi një fazë të re të negociatave me Serbinë që tash përbën një lazdrim edhe më të madh të Serbisë sesa që e kemi pas deri tash. Serbia ka refuzuar përherë të ulët me Kosovën si palë e barabartë, ata refuzuan të ulën nëse nuk hiqet reciprociteti, tash refuzuan nëse nuk hiqet kërkesa për njohje dhe në fund për kërkesa për anëtarësim”, ka thënë ai, duke shtuar se është dëmtim i shtetit të Kosovës edhe karshi vendeve që e kanë njohur dhe atyre që presin ta njohin shtetësinë.
Edhe
Hoti: Qeveria e ardhshme duhet ta marrë seriozisht Marrëveshjen e Washingtonit
Ai thotë se Serbisë i është hapur një derë e madhe që të lobojë kudo në botë kundër Kosovës dhe tërheqjes së njohjeve tjera.
“Edhe nëse publikisht ndalet fushata e Serbisë për tërheqje të njohjeve, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë fushata të fshehta”, ka thënë ai.