Politikani shqiptar në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi është hap drejt rrugëtimit evropian.
Ahmeti në një postim në Facebook ka thënë se vendimet e drejta jo gjithmonë janë të lehta.
Sipas tij, Kosova dhe rajoni po japin prova se janë të palëkundur në përcaktimin dhe përkushtimin euro-atlantik.
“Kosova dhe rajoni po japin prova se janë të palëkundur në përcaktimin dhe përkushtimin e tyre euro-atlantik, andaj dhe meritojnë vlerësim të menjëhershëm nga Brukseli. Bashkimi Evropian në prill dhe qershor duhet të ofrojë provë konkrete të konsensusit të vendeve anëtare mbi domosdoshmërinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.
-
Ahmeti për idenë e Thaçit: Më tepër debat mediatik se sa debat real mbi një substancë
-
Ahmeti: Masat kundër Kosovës duhet ta vënë në alarm Qeverinë
-
Ahmeti s’ia kupton planin Thaçit për kufirin Kosovë-Serbi
-
Ahmeti: S’ka marrëveshje pa kompromise
-
Pas ndryshimit të emrit, Maqedonia drejt NATO-s dhe BE-së