Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Albulena Haxhiu, kryeparlamentare e re e Kosovës

Albulena Haxhiu

Foto: Driton Paçarada

Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e dhjetë. Ajo të mërkurën mori 66 vota për, ndërsa 44 ishin kundër. 8 abstenuan.

Për dallim që tash bëhet kryeparlamentare në tentimin e parë, në legjislaturën e nëntë ajo nuk arriti të merrte shumicën në disa tentime.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Albulena Haxhiu ishte gruaja më e votuara për deputete. Ajo mori më shumë se 174 mijë vota.

Para se të bëhet kryetare e Kuvendit, Haxhiu ka qenë edhe ministre e Drejtësisë për katër vjet.

Biografia e kryetares së re të Kuvendit

Edhe Haxhiu kryeparlamentare, Kurti kryeministër Arbëri Haxhiu kryeparlamentare, Kurti kryeministër

Albulena Haxhiu ka lindur në Prishtinë, më 11 maj 1987, ku edhe jeton me familjen e saj. Është e martuar dhe nënë e tre fëmijëve.

Ajo përfundoi studimet në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Prishtinës për të vazhduar me studime pasuniversitare në Universitetin e Evropës Juglindore, në të drejtën penale.

Aktivitetin e saj politik e ka filluar në shtator të vitit 2010, duke u anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje. Më 2013, ajo u bë deputete në radhët e VV-së. Haxhiu arriti të rizgjedhej deputete edhe në legjislaturat pasuese.

Në legjislaturën e pestë dhe të gjashtë, ka udhëhequr Komisionin për Legjislacion, dhe nënkomisionin për mandate, imunitete dhe rregullore të Kuvendit.

Edhe Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare, konstituohet Kuvendi Arbëri Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare, konstituohet Kuvendi

Në zgjedhjet e vitit 2019, VV-ja fitoi zgjedhjet parlamentare, me ç’rast në Qeverinë Kurti I, Albulena Haxhiu u emërua ministre e Drejtësisë.

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, Haxhiu u emërua sërish ministre e Drejtësisë në Qeverinë Kurti II. Pozitën e mbajti deri në shkurt 2025, kur u zgjodh deputete dhe u propozua për kryeparlamentare.

Lexo përditësimet tjera
Albulena Haxhiu

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare, konstituohet Kuvendi