Kryetarja e Komisionit të Kuvendit për Legjislacion, deputetja Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e të parës së Drejtësisë në vend, Dhurata Hoxha.
E ka lidhur me vdekjen e dyshimtë të të burgosurit Naser Makolli, që ishte shok i dhomës të të ndjerit Astrit Dehari, e që e kishte parë i pari ish-aktivistin e Vetëvendosjes në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
“Sot, në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, vdiq, në rrethana ende të pasqaruara, dëshmitari kyç, në rastin e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit! Ministre e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, edhe çfarë tjetër duhet të ndodhë në mënyrë që ju të jepni dorëheqje!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Nga burgu ku vdiq Dehari, Haxhiu kërkon që Veseli të qëndrojë larg rastit
-
Ministrja e Drejtësisë Haxhiu viziton qelinë ku vdiq Dehari
-
Ministrja Haxhiu i reagon Tahirit, kërkon nga Prokuroria ta thërrasë si dëshmitar
-
Haxhiu dëshmon në rastin “Dehari”: Prokurori të mos e pengojë drejtësinë
-
Haxhiu të hënën do të dëshmojë në rastin “Dehari”