Prokuroria Themelore në Prizren, të hënën, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër B.K., inspektor i ndërtimtarisë në Komunën e Prizrenit, për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Akuza ka të bëjë me një rast të ndodhur në vitin 2014. Ndërsa zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë bërë të ditur se janë njoftuar nga organet e drejtësisë lidhur me këtë aktakuzë, dhe se ndaj inspektorit në fjalë është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna, shkruan sot Koha Ditore.
Bazuar në njoftimin e Prokurorisë, Departamenti i Krimeve të Rënda, e akuzon këtë zyrtar për mospërmbushje të detyrave zyrtare në vitin 2014, në raport me një kompleks hotelier në rrugën Prizren-Nashec.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Ngrihet aktakuzë ndaj inspektorit të ndërtimit në Prizren për keqpërdorim të pozitës
-
Aktakuzë për dy zyrtarë të Komunës së Prizrenit për keqpërdorim të autoritetit zyrtar
-
AAK-ja e Prizrenit akuzon pesë zyrtarë komunalë për keqpërdorim të pozitës
-
Aktakuzë ndaj zyrtares ligjore të MMPH-së, dëmtoi Komunën e Prizrenit për 70 mijë euro
-
Ngrihet aktakuzë ndaj inspektorit komunal në Prizren