Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Akuza të rënda po shkëmbejnë mes veti UP-ja e MASHT-i

Akuza të rënda po shkëmbehen ndërmjet dy institucioneve më të mëdha arsimore.

Zyrtarë të Universitetit “Hasan Prishtina” i akuzojnë zyrtarët e Ministrisë së Arsimit se po mundohen të ndërhyjnë në autonominë e UP-së.

Naser Sahiti, prorektor në UP, konkretisht përmend emrin e kryeinspektorit të MASHT-it, Dëfrim Gashi.

Sipas Sahitit, meqë senati ia refuzoi Gashit ratifikimin e temës së diplomës në nivelin e doktoratës, për shkak të mosplotësimit të kritereve, ai po mundohet me lidhjet që ka ta denigrojë UP-në, duke ndikuar po ashtu që Policia e Kosovës t’i ftojë në intervistë anëtarët e këshillit të Doktoratës.

Sahiti thotë se kanë vendosur të deklarohen para opinionit, pasi nuk është hera e parë që po ndodh diçka e tillë. Por këtë e mohon Dëfrim Gashi, kryeinspektor në Ministrinë e Arsimit.

Ai thotë se asnjëherë nuk është munduar të ndërhyjë në punët e UP-së por vetëm ka punuar brenda domenit të tij si inspektor i arsimit.

Edhe UP-ja: Anëtarë të Këshillit të Doktoratës janë ftuar në bisedë informative në Polici Arbëri UP-ja: Anëtarë të Këshillit të Doktoratës janë ftuar në bisedë informative në Polici

Ndërkaq, sa i përket temës së doktoratës, thotë se zyrtarë të UP-së po i bëjnë shumë padrejtësi, madje e pranon se për këtë e ka njoftuar edhe prokurorinë. Policia e Kosovës nuk i është përgjigjur Kohavisionit se a është e vërtetë që janë intervistuar anëtarët e Këshillit të Doktoratës.

E gjatë ditës së enjte kryeministri vizitoi UP-në, por për këtë çështje nuk foli shumë.