Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka akuzuar kryeinspektorin e Arsimit, Dëfrim Gashi, se po bën presion nëpërmjet instrumenteve të pushtetit, për shkak se senati ia ka refuzuar diplomën e doktoratës, shkruan sot Koha Ditore.
Përmes një komunikate, UP-ja ka theksuar se po përballet me një presion të shtuar, sidomos nga organet shtetërore jashtë universitetit me pretekste të ndryshme, por në shumicën e rasteve të ndërlidhura drejtpërdrejtë me interesat e individëve të caktuar brenda UP-së, madje shpesh edhe jashtë këtij institucioni.
Këta individë përfshirë edhe kryeinspektorin Gashi, sipas UP-së, po shfrytëzojnë lidhjet e ndryshme personale, familjare dhe klanore duke aktivizuar Inspektoratin e Arsimit, Inspektoratin e Punës, Agjencinë Kundërkorrupsion dhe sektorët e ndryshëm të policisë për të bërë presion mbi organet e UP-së me qëllim të nxjerrjes së vendimeve të caktuara, kryesisht me karakter akademik.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Universiteti i Prishtinës: Kryeinspektori i Arsimit, Dëfrim Gashi, po na bën presion përmes Policisë
-
Kandidatët për doktorantë: Senati i UP-së po përdor standarde të dyfishta në avancime
-
Akuza të rënda po shkëmbejnë mes veti UP-ja e MASHT-i
-
Senati i UP-së i shqipton masa disiplinore Hasanit, ai ankohet për shkelje
-
UP-ja: Këshilli i Etikës po e trajton me urgjencë denoncimin për ngacmim seksual