Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se aktualisht janë 24 vatra aktive zjarri në Kosovë.
Sipas të dhënave nga ora 8:00 deri në orën 14:00 të hënën janë raportuar gjithsej 38 vatra zjarri, ndërsa prej tyre 14 janë lokalizuar.

Situata me zjarre ka qenë veçanërisht e përkeqësuar në Kçiq të Mitrovicës, ku janë djegur edhe shtëpi.
“Sipas të dhënave të pranuara në Qendrën Operative të Agjencisë, janë regjistruar gjithsej 38 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 24 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 14 janë lokalizuar. Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të plotë me Njësitë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Agjencia shpreh mirënjohje për përkushtimin e palodhshëm të zjarrfikësve dhe angazhimin e tyre në terren në përballje me zjarret”, thuhet në njoftimin e AME-së.