Debat e shumë reagime ka nxitur të dielën logoja e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në të cilin shihet silueta e një ushtari, me mbishkrimin "Kosova, nder dhe detyrë.”
Aktivistë të të drejtave të njeriut dhe të shoqërisë civile, e kanë quajtur këtë logo diskriminuese dhe të papranueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë shenjë pakënaqësie, aktivistja Teuta Hoxha-Jahaj ka modifikuar logon duke e vendosur figurën e një gruaje, raporton KTV.
Sipas saj, logoja e lansuar nga Qeveria e Kosovës nuk e përfaqëson barazinë dhe mohon punën e grave dhe vajzave në shoqërinë kosovare.
Por, zyrtarë qeveritarë kanë thënë se logoja nuk duhet parë si e tillë.
Orhan Hajrizi nga protokolli i shtetit, nëpërmjet telefonit, ka thënë për KTV-në se logoja është bërë në nderim të formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Vitin e kaluar, për dhjetëvjetorin e pavarësisë, presidenca kishte anuluar logon e parë pas dyshimeve se ishte plagjiaturë.
