Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë naj një personi T.P për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Ai akuzohet se në prill të vitit 1999, në fshatn Cerrcë mori pjesë në vrasjen dhe djegien e pesë anëtarëve të një familjeje.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri T.P., gjatë luftës në Kosovë, në fshatin Cerrcë dhe fshatrat përreth në komunën e Istogut, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, ka kryer vrasje, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë të civilëve shqiptarë. Në prill të vitit 1999, T.P. akuzohet se ka marrë pjesë në vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje. Viktimat K.R., Z.R, R.R., I. R dhe Sh.R., nën kërcënimin e armëve, janë detyruar të lënë shtëpinë e tyre dhe janë vendosur në një shtëpi tjetër, në të cilën më pas ishin vrarë. Sipas aktakuzës, shtëpia bashkë me trupat e viktimave është djegur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Poashtu në njoftim thuhet se i pandehuri T.P, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, akuzohet se ka vjedhur pasuri të luajtshme dhe më pas ka djegur shtëpitë në fshatrat e kësaj komune.