Një aksion simbolik është duke u mbajtur në Prishtinë para Teatrit Kombëtar të Kosovës, nga një grup i artistëve, në shenjë solidariteti me protestat në Tiranë.
Kjo vjen pas shembjes së sotme të Teatrit Kombëtar në Shqipëri, me ç’rast 37 persona janë arrestuar pasi janë përleshur me Policinë.
Me thirrjet "Muret i shembët, por jo Teatrin", "Unë jam Teatri", të dielën para Teatrit Kombëtar në Prishtinë është organizuar aksion simbolik, ku dhjetëra qytetarë e artistë për më shumë se 10 minuta kanë qëndruar me pankartat në duar, duke respektuar distancën fizike, në shenjat e kuqe që janë bërë te sheshi "Skënderbeu", në kryeqytet.
Ndërkaq sot Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” - Gjakovë”, Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” - Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” - Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri - Kukaj”, kanë anuluar shfaqjen "Skënderbeu ose dashuri dhe liri", e cila ka qenë e planifikuar në kuadër të kalendarit online/livestream.

-
TKK-ja anulon shfaqjen online, pas shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar në Tiranë
-
Aksion simbolik sot në Prishtinë, në solidaritet me Teatrin Kombëtar në Tiranë
-
Protestë në Prishtinë pas dhunimit të 11-vjeçares
-
Artistët protestojnë para Komunës së Prishtinës
-
Grupi i artistëve në Kosovë e quan sulm ndaj demokracisë shembjen e objektit të Teatrit