Një aksion simbolik është paralajmëruar për orën 17:00 në Prishtinë, më shenjë solidariteti me protestat në Tiranë, pas shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar.
Përmes një njoftimi të shpërndarë në Facebook, aksioni do të organizohet për shprehjen e kundërshtimit ndaj veprimit të Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës.
“Ftojmë të gjithë/a ata/o që ndajnë të njëjtat bindje, të na bashkohen sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK dhe vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së COVID – 19”, shkruhet në njoftim.
Pjesëmarrësit në këtë aksion janë ftuar që të pajisen me maska dhe dorëza, si dhe ta ruajnë distancën.
Objekti historik i Teatrit Kombëtar Shqiptar është shembur në orët e para të së dieles. Protesta e përleshje me policinë ka pasur teksa 37 veta janë arrestuar.
Në mars 2020, ndërtesa e Teatrit Kombëtar të Tiranës është futur në listën e shtatë objekteve më të rrezikuara në Evropë nga “Europa Nostra”.
-
Aksion simbolik para Teatrit në Prishtinë në shenjë solidarizimi me protestat në Tiranë
-
Nesër mbahet tubim në Prishtinë në përkrahje të Ukrainës
-
Grupi i artistëve në Kosovë e quan sulm ndaj demokracisë shembjen e objektit të Teatrit
-
Nis protesta në Tiranë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar
-
KE-ja reagon pas shembjes së Teatrit Kombëtar: Keqardhje që thirrja jonë për dialog nuk u ndoq