Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

TKK-ja anulon shfaqjen online, pas shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar në Tiranë

Shfaqja e Teatrit Kombëtar të Kosovës, e paraparë të jepet online të dielen, është anuluar, në shenjë proteste ndaj shembjes së objektit të Teatrit Kombëtar në Tiranë, orët e para të së dieles.

“Me rastin e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, sot anulojmë shfaqjen e Teatrit Kombëtar të Kosovës “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepet sonte online/ livestream në faqet e të gjitha teatrove të Kosovës, pjesëmarrëse në kalendarin e përbashkët për muajin maj”, shkruhet në njoftimin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Objekti monumental i Teatrit Kombëtar në Tiranë ishte shembur mes protestash, në orët e para të mëngjesit.

Forca të shumta të policisë kishin zonën, duke nxjerrë nga teatri një pjesë të aktorëve që ishin brenda.

Komuniteti artistik në Shqipëri kishte paralajmëruar se kishte sinjale se objekti do të shembej natën, kësisoj hynë brenda për të kundërshtuar këtë.