Mbi 1 ton drogë është sekuestruar në pjesën malore të fshatrave Kliçin dhe Sferkë në Pejë, ka njoftuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Sipas Nikçit, vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe ndër aksionet më të mëdha antidrogë nga paslufta.
“Sot mbi një (1) ton drogë e sekuestruar nga Prokuroria Themelore në Pejë. Vlera e drogës është rreth 5 milionë euro dhe është ndër aksionet më të mëdha antidrogë nga paslufta. Aksioni është në zhvillim...”, ka shkruar Nikçi në llogarinë e tij në Facebook.
KOHA ka kërkuar më shumë informacion nga Nikçi, por ai ka thënë se detajet do të bëhen të ditura në konferencë për media pasdite.

Artikuj të ngjashëm
-
Një i arrestuar e gjashtë në arrati për 1 ton marijuhanë të sekuestruar në Pejë
-
Një shtetas i Shqipërisë i arrestuar për drogën në Pejë, në kërkim të paktën 6 të tjerë
-
Arrestohen edhe tre persona për 1 ton marihuanë që u kap në Sverkë të Pejës
-
Bastisje në Pejë, kapen 3 kilogramë drogë
-
Arrestohet një i dyshuar për 3 tonë narkotikë


