Aleanca Kosova e Re përmes një reagimi i ka quajtur të papranueshme presionin dhe shantazhet ndaj aktivistëve të saj.
Në reagim nuk saktësohet se për cilat rast dhe as në cilin vend bëhet fjalë. Po e japim në vazhdim reagimin e plotë të AKR-së.
Aleanca Kosova e Re e konsideron të papranueshëm presionin dhe shantazhet ndaj aktivistëve të saj.
Do të ishte normale nëse bëhen lëvizje të njerëzve nga një parti në tjetrën, por është e papranueshme që këto lëvizje të nxiten nga shantazhe direkte ( duke premtuar e kërcënuar) nga krerët e lartë të institucioneve.
Kosova është tepër e vogël që të rajonizohet sipas interesave të individëve të caktuar. Kjo përveç se është e jashtëligjshme, i shërben edhe ndarjes apo rajonizimit të Kosovës.
Aleanca Kosova e Re është parti e gjithë Kosovës dhe parti e të gjitha gjeneratave’, përfunon reagimi
-
AAK-ja hap fushatën, kritikon qeverisjen e Kurtit
-
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe
-
AKR-ja nuk do të garojë në zgjedhjet e 7 qershorit
-
Subjektet e vogla kërkojnë strehë te partitë e mëdha
-
Tahiri: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat, emërimet e reja janë të paligjshme