Aleanca Kosova e Re ka njoftuar se do ta përkrahë mocionin e mosbesimit të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës ndaj Qeverisë Kurti.
Sipas një komunikate për media bëhet e ditur se kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli ka zhvilluar një bisedë përmes telefonit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, nga ku ia ka konfirmuar se do ta përkrahin mocionin.
“Aleanca Kosova e Re është parti opozitare, konstruktive dhe shtetformuese. Eksperienca jonë gjatë muajve të fundit në Parlamentin e Kosovës nuk ka qenë fare e mirë. Ne më këtë rast, ne nuk do të qëndrojmë të vetmuar dhe do të votojmë mocionin e ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës”. Ka munguar çdo kontakt (edhe human) me partitë qeveritare, (pos disa deputetëve të LDK-së)”, thuhet në njoftim.
Ata thonë se kjo Qeveri po e rrëzon veten në kohën më të keqe të mundshme.
“Vendi ka nevojë për qeveri që iu shërben qytetarëve në këtë kohë krize ku po përballemi me pandemi botërore, e jo për qeveri që merren me kriza artificiale, me njëri- tjetrin.
Lexo edhe: AAK-ja përkrah LDK-në në rrëzimin e Qeverisë