Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton se ka liruar dhe ka marr nën administrim edhe dhjetë prona shoqërore në pjesën veriore të Mitrovicës, duke shënuar kështu një progres të madh në administrimin e të gjitha aseteve në pronësi shoqërore ashtu siç parashihet me mandatin ligjor të dhënë me Ligjin e AKP-së.
“Fillimisht Agjencia, me asistencën e Policisë së Kosovës, ka liruar një pronë të ndërmarrjes shoqërore ‘Lux’, ndërkaq pas intervenimit dhe lirimit të këtij lokali, në nëntë raste të tjera shfrytëzuesit e pronave kanë shprehur gatishmërinë për të njohur autoritetin administrativ të AKP-së dhe kanë nënshkruar kontrata të qirasë. Të dhjetë lokalet që administrohen tani nga AKP janë asete të ndërmarrjes shoqërore ‘Lux’”, thuhet në një komunikatë të AKP-së.
Trajtimi i këtyre rasteve të uzurpimeve apo shfrytëzuesve të paligjshëm ishte objektiv i Agjencisë, me qëllim të ofrimit të sigurisë për investitorët e interesuar për pjesëmarrje në procesin e privatizimit.
-
Qeveria po e përmbush Statutin e Asociacionit, pronat shoqërore të AKP-së i kalojnë Mitrovicës Veriore
-
Nga 57 prona të uzurpuara të AKP-së, 25 sosh janë në veri të Mitrovicës
-
396 hektarë kthehen në mandatin e AKP-së, vlera 188 milionë euro
-
AKP shpall qiradhënie të 228 objekteve dhe tokave atraktive në të gjitha rajonet e Kosovës
-
AKP shpall shitjen e radhës SHAL 65