Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga 57 prona të uzurpuara të AKP-së, 25 sosh janë në veri të Mitrovicës

Një prej brengave për Agjencinë Kosovare të Privatizimit mbetet uzurpimi i pronave shoqërore.

Nga 600 asete sa kanë qenë në listën e AKP-së, edhe 57 asete mbeten të uzurpuara, kurse 25 prona të uzurpuara janë vetëm në veri të Mitrovicës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kështu deklaruan drejtues të AKP-së gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2016 në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik.

Ekrem Hajdari, drejtor ekzekutiv i AKP-së, theksoi se viti 2016 ka qenë i mbarë ngase është rivënë procesi i privatizimit për ndërmarrjet shoqërore, raporton KP.

Ai përmendi edhe Gjykatën e Dhomës së Posaçme se për AK-në është bërë një fyt i ngushtë për moszgjidhjen e lëndëve për konteste pronësore.

Hajdari tha se deri më tash janë transferuar rreth 90 milionë euro në buxhetin e Kosovës, ndërsa është shpërndarë 20 përqindëshi për 11 mijë punëtorë nga 93 ndërmarrje shoqërore në vlerë prej 5.7 milionë euro, ndërsa kanë mbetur peng për 20 për qind shkak i moszgjidhjes së lëndëve nga Dhoma e Posaçme.

Kryetari i këtij Komisioni, Muhamet Mustafa, duke theksuar se procesi i privatizimit ka pasur mjaft telashe dhe parregullsi, por tha se nga viti 2016 bordi i ri ka vu në funksion këtë agjenci dhe ka vlerësuar punën e tyre. Mirëpo, kërkoi që për tokat bujqësore që janë të paprivatizuara, rreth 22 mijë hektarë, të privatizohen me strategji dhe mos të privatizohen me çmim të lirë.