Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AKP-ja thotë se nuk ka kurrfarë fuqie t’i menaxhojë lokalet publike në veri

Veriu i Kosovës mbetet i pakontrolluar nga institucionet e Kosovës. Është Agjencia Kosovare e Privatizimit, e cila thotë se nuk ka kurrfarë fuqie për të menaxhuar lokalet publike në veri, raporton KTV.

Drejtori i AKP-së, Ekrem Hajdari, gjatë raportimit të tij para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, ka bërë të ditur se janë tri lokale të uzurpuara në veri të Mitrovicës dhe, sipas tij, ky numër ka qenë edhe më i lartë.

Mirëpo, AKP-ja ka telashe edhe me ish-uzurpatorët e pronave shoqërore.

Petrit Gashi ka theksuar se mungesa e kompletimit të bordit për gjashtë muajt e parë të këtij viti ka stopuar aktivitetet e kësaj agjencie.

Ndërsa, sa i përket Trepçës, ai tha se studimi i fizibilitetit për Trepçën ka përfunduar në maj të vitit 2017.

Edhe Gashi i AKP-së: Ka kërcënime nga ish uzurpatorët Arbëri Gashi i AKP-së: Ka kërcënime nga ish uzurpatorët

Në këtë komision gjithashtu është shqyrtuar në parim edhe projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, ku ka raportuar zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi.