Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të Shitjes së Aseteve në Likuidimi – 52 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.
Sipas njoftimit, për 136 asete sa ishin në shitje konkurruan 114 ofertues, ndërsa vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 5,865,659 euro.
“Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve u bënë në mënyrë transparente, para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi i drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë”, thuhet në njoftimin për media të AKP-së.
Ceremonia e hapjes së ofertave ka filluar në orën 12:30 dhe është mbajtur në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë, ku edhe është bërë dorëzimi i ofertave nga ofertuesit nga ora 10:00 deri në ora 12:00.
Për rezultatet tabelare vizitoni ueb faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.
-
Shpallen rezultatet e shitjeve përmes likuidimit numër 51
-
Fondit të AKP-së i shtohen edhe 10.5 milionë euro nga likuidimi
-
AKP fton për ofertim me 25 qershor, 98 prona në shitje në gjithë Kosovën
-
Ceremonia e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave - Shitja e Aseteve - 71 (Drejtpërdrejtë)
-
Ceremonia e Dorëzimit dhe Hapjes së Ofertave - Shitja e Aseteve - 68 (Drejtpërdrejtë)