Në shumë pjesë të vendit, AKP-ja, me ndihmën e policisë, liroi prona të uzurpuara, por e njëjta gjë nuk po ndodh edhe në pjesën veriore, raporton KTV.
Më shumë se 25 prona shoqërore të uzurpuara nga paslufta nuk po mund të kthehen në menaxhim të kësaj agjencie, pavarësisht se drejtuesit e të njëjtës thonë se po koordinohen me kryetarin e Mitrovicës së veriut, për zgjidhjen e situatës.
Në raportimin para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, drejtues të agjencisë treguan se kanë probleme ligjore që t’i bartin mbi 30 milionë euro në buxhetin e shtetit.
Në bazë të planit të paraparë, kjo agjenci është planifikuar që të mbyllet më 2023, mirëpo, më këto konstatime, nuk është pajtuar kryetari i komisionit dhe anëtarët tjerë të këtij komisioni. Komisioni ka marrë vendim që afati i mbylljes së agjencisë dhe përshpejtimi i zgjidhjes së lëndëve në Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme të diskutohen në një nga seancat e kuvendit.
-
AKP-ja thotë se nuk ka kurrfarë fuqie t’i menaxhojë lokalet publike në veri
-
Pronat e shtetit ende të uzurpuara në veri
-
Hajdari: Shifrat e pronave të uzurpuara në veri do të ulen në zero
-
Hajdari: Në veri të Mitrovicës sot lirohen pronat e uzurpuara
-
Nga 57 prona të uzurpuara të AKP-së, 25 sosh janë në veri të Mitrovicës