Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), duke e ekzekutuar vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (DhPGjSK), do të bëjë shpërndarjen e fondeve të 20%-shit të dedikuara për punëtorët e 9 ndërmarrjeve shoqërore (NSh).
“Pasi që janë krijuar kushtet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi që e rregullon çështjen e shpërndarjes së fondeve të 20%-it, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm të këtyre ndërmarrjeve shoqërore, kurse shuma e fondeve që është në procedurë të shpërndarjes kësaj radhe është rreth 600 mijë euro, (595,342.65). Nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 508 punëtorë që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarje të 20%-it”, thuhet në komunikatën e AKP-së, transmeton Koha.net.
Bartja e këtyre fondeve do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në pajtim me nenin 10.5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13 (me ndryshime).
Sipas kësaj komunikate, në total, Agjencia deri me tani ka shpërndarë mbi 110 milionë euro dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar mbi 46 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh të tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen në një të ardhme të afërt.

-
AKP shpërndan mbi 1 milion euro për punëtorët e 12 ndërmarrjeve shoqërore
-
Shpërndahen fondet e 20% për 11 ndërmarrjet shoqërore
-
Rreth 4 mijë ish-punëtorë të ndërmarrjeve publike marrin 20 përqindëshin nga AKP-ja
-
Rreth 113 milionë euro u janë shpërndarë punëtorëve nga privatizimi
-
AKP-ja shpërndan 20-përqindëshin te 508 punëtorë të 9 ndërmarrjeve shoqërore