Çmimet e laboratorëve privatë për testimet serologjike dhe PCR, sipas kryetarit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, janë në nivelin e konkurrencës së tregut dhe se komisioni për mbikëqyrjen e këtij sektori nuk ka gjetur deri me tash shkelje në këtë fushë.
Prestreshi gjatë një konference për media të premten tha se këto çmime janë në pajtim me koston e importimit të materialeve dhe reagensave që laboratorët po i importojnë.
Prestreshi ka thënë se për një test serologjik, çmimet nisin nga 15 deri në 40, dhe që sipas tij qytetarët kanë të drejtë të zgjidhin mes këtyre çmimeve.
Artikuj të ngjashëm
-
AKK-ja thotë se s’ka hapësirë për gjobitje në laboratorin ku testi për PCR kushtoi 200 euro
-
Prestreshi: S’ka më testime serologjike me çmim 200 euro
-
AKK: Vetëm 4 testime PCR janë bërë në laboratorin që duhet paguar 200 euro
-
AKK-ja nuk gjen shkelje për çmimet e testeve për koronavirus
-
Qytetarët ankohen se po detyrohen të testohen disa herë në laboratorët privatë