Gjashtë muaj pas fillimit të pandemisë, ende nuk ka rezultat të ndonjë hetimi për rritjen e çmimit të barnave të kontraktuara në këtë periudhë.
Autoriteti i Konkurrencës tashmë ka pranuar raport preliminar nga terreni dhe do të fillojë hetimet.
Fatime Haziri, pjesë e këtij institucioni, ka thënë se hetimet do të bëhen në kohën kur tenderët janë nënshkruar në kohë të pandemisë, raporton KOHA.
Opozita e atëhershme pati kritikuar Qeverinë Kurti për çmimet e larta në tenderët e barnave.
Ky institucion është i bindur se nuk ka shkelje nga laboratori privat, që deri para 1 jave ishte i vetmi që kryente testet molekulare PCR për COVID-19.
Drejtori i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka deklaruar se 4 raste kanë paguar nga 200 euro për këtë test, por që nuk ka hapësirë për gjobitje.
Edhe
Prestreshi: S’ka më testime serologjike me çmim 200 euro
Në konferencën e AKK-së është folur edhe për çmimin e policave të sigurimit e ngritjen e çmimit të çimentos për 20 për qind. Për këtë Prestreshi ka thënë se do të nisin hetim.
Përveç AKK-së, hetim preliminar, siç ka mësuar KOHA, pati nisur edhe Policia e Krimeve Ekonomike.
-
AKK: S’ka shkelje të çmimit të konkurrencës nga laboratorët privatë për testet e COVID-19
-
Autoriteti i Konkurrencës ka tetë muaj që s’po heton rritjen e çmimeve
-
AKK-ja nis hetimet për çmimin e remdesivirit, i cili u zbrit pas raportimit të KOHËS
-
AKK: Vetëm 4 testime PCR janë bërë në laboratorin që duhet paguar 200 euro