Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka nisur hetimet lidhur me çmimin e remdesivirit, të cilit vetëm pas raportimit të KOHËS, i ka rënë çmimi.
“AKK ka filluar hetimin preliminar për barin remdesivir pasi që është raportuar në media, se kompanitë të cilat kanë afaruar me këtë produkt kanë abuzuar me pozitën e tyre dominuese, duke vendosur çmime të tepruara (excessive pricing)”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAKK-ja gjithashtu thotë se për t’i vërtetuar dhe forcuar këto dyshime, Hetuesit e AKK-së kanë filluar procedurën paraprake.
“AKK bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës do t’i ndërmarr të gjitha hapat e nevojshme për t’i ndriçuar këto dyshime”, thotë tutje.
Një barnatore në Prishtinë, pas raportimit të KOHËS, nxori një reklamë në Facebook, ku njoftoi klientët se tash e tutje çmimi barit që po përdorët për trajtimin e COVID-19 në fazë të rënduar, remdesivir, mund të blihet për 50 euro. E njëjta barnatore, fillimisht e shiti për 180 euro.