Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aida Dërguti për debatin rreth SHIK-ut: Në Vetëvendosje ka njerëz që e gjuajnë gurin e fshehin dorën

SHIK-u është bërë temë edhe këtë të mërkurë në Kuvendin e Kosovës.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PSD-së, Aida Dërguti, ka zgjedhur që në Kuvendin e Kosovës të sqarohet para qytetarëve rreth akuzave të Glauk Konjufcës në Interaktiv të KTV-së, se ajo ka qenë pjesë e SHIK-ut.

Megjithëse debati për SHIK-un nisi nga bashkëpartiaku i saj, Dardan Molliqaj, Dërguti i ka quajtur debate të kota.

Ajo, para deputetëve, ka shpjeguar angazhimin e saj në UÇK, si dhe veprimtarinë e saj pas armëpushimit.

Dërguti tha se sqarime duhet të japin bashkëpartiaku i saj dhe lideri i VV-së.

Aty ka reaguar shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti, që tha se deputetët nuk e kanë obligim të maltretohen me probleme personale të deputetëve.

Edhe Dërguti e mohon se ka qenë në SHIK, thotë se Konjufcën do të mund ta çonte në Gjykatë për shpifje Arbëri Dërguti e mohon se ka qenë në SHIK, thotë se Konjufcën do të mund ta çonte në Gjykatë për shpifje

Glauk Konjufca i kishte quajtur shpifje deklarimet e Dardan Molliqajt se ai ishte pjesë e SHIK-ut, për çka edhe paditi atë në Gjykatë, por Konjufca tha se në SHIK ishte Aida Dërguti.

Ndërkohë, Dardan Molliqaj ka vazhduar insistimin edhe të martën në Interaktiv, ku tha se veprimet në kohën sa ishte pjesë e Shërbimit Informativ ia kishte treguar vetë Konjufca, pak kohë para se Vetëvendosje të ndahej në dysh.