I dënuari i Hagës për krime lufte në Kosovë Dragolub Ojdaniq për portalin serb “alo” ka përkujtuar atë që ai e ka quajtur shantazh të Martti Ahtisaarit e të Çernomirdinit gjatë një takimi me ish – kryetarin e Serbisë Sllobodan Millosheviq në të cilin kishte marrë pjesë Ojdaniq.
“Ata i dhanë ultimatum Millosheviqit. Me këtë rast Ahtisaari i tha: Kjo është më e mira që kemi mundur t’ua ofrojmë. Për ofertën nuk ka kurrfarë debati, nëse nuk e pranoni, do t’i vazhdojmë bombardimet dhe Beogradi do të bëhet rrafsh sikur kjo tavolinë”, tha ai, transmeton Koha.net.
Millosheviq pastaj e thirri urgjentisht takimin me kryetarët e grupeve parlamentare për t’u deklaruar për kushtet. Kuvendi i miratoi për këto kushte, vetëm radikalët ishin kundër.
- A do të rrëzohet sivjet nga pushteti autokrati serb Vuçiq?
-
Kurti: Serbia ta dorëzojë kryekriminelin Radoiçiq dhe të zbatohet marrëveshja e Brukselit
-
Në Beograd shfaqen postera “Kosova është Serbi” me imazhin e Millosheviqit
-
Mesiq: Serbia e madhe nuk mund të bëhet më
-
Kurti: Në Bruksel, Vuçiqi tha se Radojçiqi do të bëhet Adem Jashari i serbëve