Në disa lokacione në Beograd të martën janë shfaqur postera me imazhin e ish-presidentit të ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, Slobodan Millosheviq, me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Autore e këtyre posterave është Lëvizja “Nashi”, raportoi mediumi serb “Nova”.
Një nga lokacionet ku u shfaq imazhi i Millosheviqit është Ura e Brankos, e cila të drejton nga Qyteti i Vjetër në Beogradin e ri.
Posterat janë vendosur një ditë para vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, ku do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç ka raportuar mediumi anti-qeveritar, nuk dihet pse nën imazhin e Millosheviqit është shkruar mbishkrimin “Kosova është Serbi”, mirëpo dihet se gjatë regjimit të tij, “ushtria dhe policia serbe janë tërhequr nga territori i Kosovës pas Marrëveshjes së Kumanovës, e cila u nënshkrua në vitin 1999 si marrëveshje që i dha fund bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë”.
- Kthimi i Serbisë Millosheviqiane pas 25 vjetësh
-
Shfaqen në veri posterë me dedikim për Vuçiqin
-
Ramajli rrëfen takimin me Millosheviqin: Më tha se kush e kalon murin e Serbisë, do ta dëmtojë kokën
-
Billborda kundër Kosovës e Kurtit në New York nga diaspora serbe
-
Shoqërohet në stacion një e mitur për vendosje të mbishkrimeve nacionaliste në Leposaviq