Tre kamionë me tabela reklamuese kundër Kosovës dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti po qarkullojnë këto ditë në rrugët jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara në New York, aty ku po mbahen seancat e Asamblesë së Përgjithshme.
Siç shkruan “Blic.rs”, ky është organizim nga diaspora serbe në SHBA pasi “duan ta tërheqin vëmendjen për gjendjen e vështirë në të cilën jetojnë serbët në Kosovë”.
Në tre kamionë gjendet fotografi të krimeve të pretenduara të UÇK-së dhe ankesa se si serbët në Kosovë po janë nën presion të vazhdueshëm nga “autoritetet që udhëhiqen nga Kurti”.
Aleks Mitroviq foli në emër të diasporës serbe, duke thënë se duan të nxjerrin në pah situatë të kahershme dhe se amerikanët nuk janë mjaftueshëm të njohur me gjendjen e vështirë të serbëve në Kosovë.
“Dje, presidenti i SHBA-së Donald Trump, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se çështja e Kosovës, ose më saktë lufta në Kosovë, është zgjidhur. Megjithatë, sot jemi para OKB-së si përfaqësues të serbëve, për të tërhequr vëmendjen ndaj situatës reale në Kosovë, e cila është ende duke vazhduar”, u shpreh Mitroviq.
Edhe
Të rinjtë e PDK-së me aksion simbolik, hedhin para Qeverisë “mashtrimet e Kurtit”
Ai theksoi se kjo është hera e dytë që ata kanë organizuar një aksion të tillë, i cili sipas tij duhet të rrisë ndërgjegjësimin e amerikanëve dhe ndërkombëtarëve në lidhje me gjithçka që po përjeton popullsia serbe në Kosovë.
“Ne duam të tërheqim vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj torturës dhe dhunës së vazhdueshme ndaj të cilës janë të ekspozuar serbët në Kosovë e Metohi”, pretendoi Mitroviq.

-
Kurti kërkon mbështetje për Kosovën prej ligjvënësve amerikanë
-
Kurti për pezullimin e Dialogut Strategjik: S’mund të bëjmë kompromis me sundimin e ligjit në veri
-
Kurti: Disa diplomatë amerikanë vlerësojnë se s’po ju ndihmojmë që ta shkëpusin Serbinë nga Rusia
-
SHBA-ja kërkoi ndërrim kursi, Kosova ende pa sinjale për ndryshim