Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas iniciativës së presidentit Hashim Thaçi, i cili ka nisur një iniciativë me synimin për të anashkaluar Kuvendin e Kosovës rreth një marrëveshjeje të mundshme me Serbinë.
Ahmeti thotë se Kosova është Republikë Parlamentare. Sipas tij, për PSD-në është e qartë kërkesa e Presidentit të Republikës së Kosovës në lidhje me pyetjet e tij në lidhje me atë se kush duhet t’i ratifikojë marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Ai e ka të qartë se si duhet të ecet tutje për këtë çështje. Por, ai dëshiron t’i ikë Kuvendit, përmes ndonjë interpretimi të Gjykatës Kushtetuese”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ahmeti thotë tutje se presidenti është i autorizuar të nënshkruaj marrëveshje ndërkombëtare, por jo të kësaj natyre, siç përshkruhet në letërkëmbimin ndërmjet tij dhe Mogherinit.
“Kushtetuta e ka vendosur Kuvendin për llojin e marrëveshjeve të cilat ratifikohen me 2/3 e të gjithë deputetëve të Kuvendit. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me traktat ndërkombëtar që hyn në fuqi vetëm më nënshkrimin e presidentit të republikës, por nevojitet edhe një bashkësi kolektive, që korrespendon me 2/3 e të gjithë deputetëve. Kështu është vepruar edhe tre herat e kaluara, me ratifikimin e letër këmbimeve ndërmjet Presidentit dhe Përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Procesi i tanishëm duhet të kalojë përmes Kuvendit dhe jo përmes nënshkrimit të një personi, në këtë rast Presidenti”, ka shkruar Ahmeti ndër tjerash.
Edhe
Në PSD thonë se kërkesa e Thaçit është përpjekje drejt një autoritarizmi presidencial
Ka shkruar po ashtu se Republika e Kosovës, ashtu siç është e përcaktuar me Kushtetutë është demokratike dhe parlamentare, dhe pushtetet janë të ndara për të vendosë për çështje të caktuara.
“Në rastin konkret, te Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 2/3 e votave (80 deputetë) të të gjithë deputetëve i ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për çështjet si në vijim”, ka shkruar Ahmeti duke renditur ato.
(1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;
(2) të drejtat dhe liritë themelore;
Edhe
Nisma e Thaçit për të shmangur Kuvendin shihet me rezerva
(3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare;
(4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.