Deputeti Frashër Krasniqi nga PSD-ja, tha se kjo është një tendencë e re e Thaçit për të marrë një rol që nuk i takon dhe për ta fuqizuar rolin e tij politik.
Ai madje thotë se presidenti me veprimet e tij, po e dërgon vendin drejt një lloj autoritarizmi presidencial.
“Mendojmë që është e papranueshme kjo tendencë e pakompromis e Thaçit që t'i ikë Kuvendit dhe ta largojë vendimmarrjen nga Kuvendi. Kushtetuta e Kosovës e përcakton shumë qartë që marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me integritetin territorial me çështje të rëndësishme për Republikën e Kosovës duhet të miratohen në Kuvend me dy të tretat[2/3]", tha Krasniqi, për REL.
Presidenti Thaçi, thotë Krasniqi, e di se nuk e ka mbështetjen e opozitës dhe as të deputetëve të tjerë jashtë opozitës dhe po tenton të nënshkruajë një marrëveshje pa ratifikimin e saj nga Kuvendi.
-
Nisma e Thaçit për të shmangur Kuvendin shihet me rezerva
-
Ahmeti thotë se Thaçi dëshiron t’i ikë Kuvendit përmes ndonjë interpretimi të Kushtetueses
-
PDK: Problemi s’është presidenti, por dëshira për të kontrolluar çdo institucion
-
Kërkohet unitet nga partitë për zgjedhjen e presidentit
-
Vlerësohen të rrezikshme përpjekjet e Thaçit për ta diktuar përbërjen e qeverisë së re