Presidenti Thaçi është i vendosur që marrëveshjen në kuadër të fazës finale të dialogut me Serbinë ta përfundojë i vetëm. Pasi ideja e tij për ndryshim kufijsh hasi në kundërshti edhe brenda partive në pushtet, Thaçi e ka vënë në lojë institucionin më të lartë, i thirrur për ta interpretuar Kushtetutën, shkruan sot Koha Ditore.
Kësisoj, ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për t'ia interpretuar nenin 18 të Kushtetutës, i cili flet për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Ky nen thotë se: "1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për disa çështje, dhe mbi të gjitha për territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake".
Thaçi ka pyetur Kushtetuesen nëse konsiderohen të ratifikuara marrëveshjet ndërkombëtare që nënshkruhen nga presidenti, pa i çuar fare në Kuvend dhe pa miratimin e deputetëve. Si shembull ka përmendur vazhdimin e mandatit të EULEX-it, që është bërë vetëm nëpërmjet letërkëmbimit të letrave mes presidentit dhe përfaqësueses së lartë të BE-së...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Presidenti zotohet ta vazhdojë rolin e njëjtë në negociatat me Serbinë
-
Kushtetuesja ia bën “avokatin” presidentit
-
Kushtetuesja ende s’i ka kthyer përgjigje Thaçit për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
-
Thaçi e mban në agjendë ndërkombëtare ndryshimin e kufijve
-
Hasani kërkesën e Thaçit drejtuar Kushtetueses e lidh me Specialen e EULEX-in