Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka dhënë disa sqarime pasi kryeqyteti hyri në karantinë.
“Për shkak të numrit të testeve pozitive sot, Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim me e fut Prishtinën në karantinë. Pas pak do të kemi edhe më shumë detaje se ku do të bllokohen hyrje daljet për në Prishtinë. Në ato hyrje/dalje mund të kalohet vetëm me leje speciale nga MPB”, ka shkruar Ahmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se “Edhe nesër vlen qarkullimi i lejuar deri në ora 17 për ata që kanë nevojë të dalin”.
Prishtina në karantinë, 20 prej 27 rasteve të reja me Covid-19 janë në kryeqytet
“Prej të hënës Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar masa tjera që vlejnë për krejt territorin e Republikës së Kosovës. Besoj që ato masa do ti shpjegojnë në ora 12:00, nesër e diele. Për ata që janë jashtë Prishtinës, lexoni lajmërimet tona në orët në vijim”, shkruan Ahmeti.
Ndërsa, MSH-ja sqaron se ata që ndodhen jashtë Prishtinës, mund të kthehen deri në orën 17:00.
“Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar, sonte është vendosur karantinimi i Prishtinës. Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00”, thuhet në njoftimin e MSH-së.