Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është ankuar se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë nuk janë konsultuar me kryetarët e komunave për vendimin e fundit për karantinim të shtatë komunave.
Në një postim në Facebook pak pasi qeveria zyrtarizoi vendimin e ri, Ahmeti ka thënë se “informimi i kryetarëve të komunave dhjetë minuta para publikimit në media nuk është konsultim”.
Sipas tij, “vendimi për mbylljen e krejt bizneseve përderisa kufijtë janë të hapur veçse është motiv për qytetarët tonë me ja mësy Tiranës e Shkupi që nuk e kanë gjendjen fare më të mirë se ne”.
Të premten, sot, u regjistruan 728 raste të reja me COVID-19, me Prishtinën që kishte 316. Pas publikimit të shifrave të fundit, Qeveria vendosi për ndaljen e veprimtarisë së shumë bizneseve në fundjavë në gjithë territorin, ndërsa në shtatë komunat ku gjendja është më e rëndë ka caktuar masën e karantinës.
-
Ahmeti: Nëse numri i rasteve me COVID-19 rritet, s’kemi kredibilitet të kërkojmë mbyllje
-
Ahmeti vazhdon të kritikojë masat, sipas tij, absurde të Qeverisë
-
Ahmeti kategorikisht kundër kufizimeve vetëm për Prishtinën
-
Ahmeti: Është rekomanduar karantinim njëjavor i Prishtinës
-
Mendimet e qytetarëve për karantinimin e Prishtinës