Të gjithë të testuarit e kompleksit Rrezja në Mat mbrëmë, përfshirë të infektuarit, kanë dalur negativë, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
I pari i Prishtinës, përmes një statusi në Facebook, ka dhënë detaje për periudhën e bllokimit të këtij kompleksi të kryeqytetit. Ka thënë se Rrezja në Mati 1 ka qenë fokus i Prishtinës në dy javët e kaluara.
“20 raste pozitive në një ditë pas kontaktit me familjarë pas vdekjes së familjarit të tyre. Qe gati tre jave kemi bllokuar këtë kompleks. Me rast vdekje në shtëpi është dasht që familjarët të përballojnë edhe izolimin e plotë. E po ashtu edhe banorët e tjerë që e kishin të paqartë se pse po bllokohen edhe ata”, shkruan Ahmeti.
Ai po ashtu ka treguar se komuna është munduar t’iu qëndrojë afër banorëve. “Kemi dezinfektu, furnizu, pastru aq sa kemi pas mundësi”, tregon Ahmeti.
Ai, në të njëjtën kohë, ka falëndëruar familjarët e të vdekurit në këtë kompleks, banorët, punonjësit shëndetësorë, policinë dhe ekipet e pastrimit, dezinfektimit, mirëmbajtjes dhe inspeksionit.
-
Ahmeti: Më s’ka vatër të epidemisë në Prishtinë, duhen edhe pak ditë për relaksim të masave
-
Ahmeti: 40 raste të kontaktit në Prishtinë kanë rezultuar negativë për koronavirus
-
Ahmeti: Nga 140 testime mesatarisht 40 raste pozitive me COVID-19
-
Ahmeti sërish ankohet: Masat janë të bazuara në numra që s’kanë kuptim
-
Ahmeti: S’jam kundër masave, por kundër kritereve koti që e veçojnë Prishtinën