Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk po e kupton ceremoninë e organizuar për pranimin e vaksinave anti-Covid.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se ardhja e vaksinave është lajm i mirë dhe se me të do të mbrohen punëtorët shëndetësorë.
“Tepër lajm i mirë arritja e 24 mijë vaksinave apo dozave të Astra Zeneca. Kjo vaksinë është klasike dhe afati në mes të dy dozave është 3 muaj. Së paku punëtorët shëndetësorë t’i mbrojmë. Por nuk e kuptova ‘ceremoninë’ e pranimit të vaksinave”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Ahmeti përmend tri kategori personash që duhet të vaksinohen të parët me vaksinën anti-Covid
-
Kurti: Kosova pasnesër shënon administrimin e 1 milion dozave të vaksinës anti-COVID
-
Ahmeti për refuzimin e vaksinimit nga një numër i qytetarëve: Leni teoritë e Facebookut
-
Ahmeti: 36 viktimat e sotme nuk kanë qenë plotësisht të vaksinuar
-
Ahmeti ironizon: Kushtëzojeni regjistrimin e veturës me vaksinim