Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka reaguar për dorëheqjen e prokurorit, Elez Blakajt.
Ai ka thënë se është test për shoqërinë dhe sistemin e drejtësisë nëse mësohet se ai është kërcënuar për shkak të hetimeve të listave të veteranëve, transmeton Koha.net.
“Prokurori që ka hetuar listat e veteranëve, Elez Blakaj paska dhënë dorëheqje. Tani po del në lajme se i njëjti prokuror paska dorëzuar aktakuzë në prokurorinë speciale ndaj personave të profilit të lartë të ish-komandantëve të UCK për manipulim me lista. Prokuroria Speciale ende nuk e ka proceduar aktakuzën në Gjykatë”, ka shkruar Ahmeti.
Ai më tutje ka shtuar se, “në qoftë se kjo është e vërtetë, atëherë kjo është test për shoqërinë tonë dhe për sistemin tonë të drejtësisë. Gati se është fshehtësi publike që numri i veteranëve nuk përkon me numrin real të ushtarëve të UÇK-së. Ky manipulim nuk i bënë nder ushtrisë, nuk i bën nder as komandantëve por më së shumti është mosrespekt ndaj dëshmorëve të luftës”.
Ahmeti thotë se ky prokuror duhet të ketë përkrahje të parezervë.
“Edhe njëherë në qoftë se kjo është e vërtetë, të gjithë duhet të japim mbështetjen e parezervë për prokurorin në fjalë për t’u hetuar dhe zbardhur ky rast deri në fund. Këtë ia kemi borxh luftëtarëve të vërtetë”, ka shkruar ai.
-
Shoqata e Prokurorëve: Deklaratat e Blakajt për kërcënime vetëm për të mbuluar interesat personale
-
Krejt çfarë tha kryeprokurori i Shtetit Lumezi
-
Prokurori Elez Blakaj, shpjegon për herë të parë në detaje arsyet e dorëheqjes së tij
-
Prokurori Elez Blakaj, shpjegon për herë të parë në detaje arsyet e dorëheqjes së tij
-
Pas deklaratës së Blakajt, kërkohet vetting për sistemin e dorëheqje nga Lumezi