Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me nënkryetarët Selim Pacolli dhe Muhedin Nushi, Drejtorin Genc Bashota dhe aksionarët e Pallatit të Rinisë, vizituan sot këtë pallat për t’i takuar punëtorët dhe menaxhmentin aktual.
“Ditëve në vazhdim, Pallati i Rinisë do të shndërrohet në Ndërmarrje Publike Komunale. Si Komunë e Prishtinës jemi duke u takuar me donatorë potencialë, ashtu që sa më parë të nisin investimet”, ka thënë Ahmeti.
Kryetari i Prishtinës, ka theksuar se salla e djegur e Pallatit të Rinisë, do të rinovohet dhe do të bëhet e përshtatshme për zhvillimin e sporteve të ndryshme. Gjithashtu, do të intervenohet edhe në pjesën afariste.
“Qëllim në vete është edhe realizimi i plotë i projektit të Pallatit të Rinisë, duke e lidhur kështu pallatin me platonë e hotelit Grand. Me investimet që do t’i bëjmë, dhe donacionet që do të marrim, Pallatin e Rinisë do ta kthejmë në pallat që iu shërben sportistëve dhe të rinjve të kryeqytetit”, ka thënë tutje ai.
Ahmeti ka shtuar se Komuna e Prishtinës po angazhohet që sa më parë të krijojë stabilitet financiar në Pallatin e Rinisë, duke i pasur parasysh problemet e shumta që i kemi trashëguar nga AKP, përfshirë problemet me rrogat e punëtorëve dhe borxhet e mbetura.
-
Ahmeti premton rimëkëmbjen e Pallatit të Rinisë
-
Ahmeti premton rimëkëmbjen e Pallatit të Rinisë, thotë se e ka mbështetjen e KE
-
Ahmeti: Pallati i Rinisë për herë të parë në 15 vitet e fundit, pa borxhe
-
Pallati i Rinisë zyrtarisht nën menaxhim të Komunës së Prishtinës
-
Pallati i Rinisë përfundimisht pronë e Komunës së Prishtinës