Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti premton rimëkëmbjen e Pallatit të Rinisë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti sot ka vizituar Pallatin e Rinisë, e para kjo pas kalimit në pronë komunale.

Ahmeti tha se deri në fund të vitit do të ketë një ide më të qartë për rimëkëmbje, siç e cilëson ai “gjiganti të Prishtinës”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i Prishtinës tha se do të ketë disa faza, ku në fillim do të fokusohet në ato emergjente, që sipas tij janë pagesat e punëtoreve dhe borxhet e pallatit.

“Do të ketë disa faza të rimëkëmbjes, faza e parë është emergjente, duhet ta stabilizojmë, sa i përket dhe pagave të punëtorëve, pastaj dhe në borxhe, sepse borxhet arrijnë mbi tre milionë euro, duhet ta riprogramojmë atë borxh”, tha ai.

Ahmeti u shpreh se bashkë me aksionarët dhe drejtorin e Pallatit të Rinisë, do të diskutojnë disa projekte për rimëkëmbje të pallatit, ku përfshihen, parkingun që është tek salla e djegur, qendrën kulturore të fëmijëve, ku janë Salla e Kuqe, Galeria, etj.

Ndërsa, drejtori i Pallatit të Rinisë, Ilir Dugolli, tha se pas një kohe të gjatë, Pallatit të Rrinisë pritet t’i kthehet vlera.

Pasi, sipas tij ky Pallat është gjendur në vështirësi të mëdha, si me objekt, ashtu dhe me paga të punëtorëve.

Gjatë kësaj vizite kryetari Ahmeti rikonfirmoi vendimin për shkarkimin e dy drejtorëve është i plotfuqishëm, dhe se ata nuk kanë dalë në punë.