Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti kërkon nga qytetarët që të votojnë për emërtime të stacioneve në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nga java e ardhshme do të fillojë ndërrimi i stacioneve të pritjes për autobusët lokalë. E me këtë rast, i pari i kryeqytetit ka propozuar që secili stacion të emërtohet.

I pari që do të emërtohet do të jetë stacioni përball ndërtesës së ish-Radio Prishtinës. Ahmeti ka dhënë tri propozime: Katedralja, Papilloni ose Tri Kapelat.

“Prishtinë, pasi që jemi tu i ndërru pritoret e autobusëve, javën e ardhshme do të fillojmë vendosjen e tyre nëpër Prishtinë. E kemi një ide. Stacionet në Prishtinë apo pritoret nuk janë të emërtuara në mënyrë të saktë dhe zyrtare. Tani do t’i emërtojmë ato. Por do të ju pysim juve. Për çdo stacion/pritore të madhe në qytet do të organizojmë nga një mini/votë. P.sh. me stacionin e parë ju do të keni mundësi që të votoni në mes të këtyre tri opsioneve: Katedralja, Papilloni ose Tri Kapelat. Dhe kështu e bëjmë për çdo stacion. Të ju japim emërtime prishtinase”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.