Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti jep urdhër për rrënim të Kopshtit “Yllkat”, fëmijët evakuohen

E premtja e 16 shkurtit ka qenë dita e fundit e punës në kopshtin “Yllkat”.

Në shtatë çerdhe publike në kryeqytet do të sistemohen mbi 200 fëmijë të institucionit parashkollor “Yllkat”, i cili do të rrënohet e më pas ndërtohet nga fillimi, raporton “038” në KTV.

Kjo, pasi çarjet e mureve në objektin e kësaj të fundit, nga ekspertë të ndërtimtarisë, janë vlerësuar si – rrezikshmëri e lartë.

E nga 26 shkurti ata do të shkojnë në institucionet e tjera parashkollore, sipas grupeve të ndara në bazë të moshës – por pa i ndërruar edukatoret.

Këto vendime janë marrë të enjten mbrëma në një takim të përbashkët të drejtorit të Arsimit, Jonuz Salihaj dhe drejtoreshës së çerdhes me prindërit.

Edhe Të zhgënjyer me Komunën e Prishtinës janë prindërit që prisnin në shtator të kryhej çerdhja “Yllkat” Arbëri Të zhgënjyer me Komunën e Prishtinës janë prindërit që prisnin në shtator të kryhej çerdhja “Yllkat”

Pasi tha se situata është emergjente, Salihaj, i siguroi prindërit se ndërtimi i çerdhes së re do të bëhet deri në shtator, pasi tashmë veç i kanë siguruar fondet.

Shqetësimet e prindërve për ngushtim të hapësirës nga çerdhet e tjera, ku do të sistemohen fëmijët, tha se nuk i bëjnë përshtypje në këto rrethana.

Megjithatë, Salihaj nuk e pati të lehtë përballjen me prindërit e pakënaqur.

Prindërit i kërkuan drejtorit edhe transport të organizuar dhe zhvendosje të fëmijëve në ndonjërën prej çerdheve në lagjet “Tophane” ose “Kodra e Trimave”.

Por asnjëra nga këto nuk u miratuan.

Prindërit që kanë nga dy ose më shumë fëmijë, të cilët janë ndarë në çerdhe të ndryshme, u tha se do të provohet t’u bashkohen në një vend.

Edhe Nis rrënimi i objektit të çerdhes “Yllkat” në Prishtinë Arbëri Nis rrënimi i objektit të çerdhes “Yllkat” në Prishtinë

Në fund prindërit u pajtuan për kërkesat e tyre.

Drejtori Salihaj tha se ka një muaj që komuna ka nisur projektin për çerdhen e re, e cila, sipas tij, parashihet të ketë kapacitet për rreth 300 fëmijë.