Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka cilësuar të dobëta fjalimet e opozitës në seancën e sotme plenare të Kuvendit kur po pritet votimi i Qeverisë Kurti.
Ahmeti ka thënë se deklarimet po duken si inate dhe siklete. Ka bërë thirrje për opozitë përmbajtjesore.
“Fjalime të dobëta opozitare përveç atyre ku u vë në pikëpyetje mundësia buxhetore e programit qeverisës. Tjerat po duken inate dhe siklet. Ka nevojë për opozitë përmbajtësore”, ka shkruar ai në Facebook.
Një debat mes deputetëve ka zgjatur gati dy orë para hyrjes së Kuvendit në pauzë para votimit të Qeverisë Kurti. Shumë deputetë opozitarë kanë kritikuar ashpër Vetëvendosjen dhe kreun e saj Albin Kurti për arritjen e marrëveshjes me LDK-në.
-
Ahmeti reagon para formimit të Qeverisë Kurti
-
Kurti: Të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës
-
Kurti: Kosova për të pasur presidente të re duhet të ketë opozitë të re
-
Kurti: Sjelljet e opozitës janë joshtetërore dhe anti-institucionale
-
Kurti: Opozita po ma zgjat mandatin në Qeveri, për këtë s’kemi marrëveshje