Salih Ahmeti – Infektolog, ka thënë se imuniteti i freskët post-vaksinal i qytetarëve të Kosovës ka bërë që variantet e reja të COVID-19, Delta e Omicron të mos kenë efekt të madh në Kosovë.
Ahmeti ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së po ashtu se një pjesë e madhe e qytetarëve në Kosovë e kanë kaluar koronavirusin edhe jashtë spitaleve.
“Me shfaqjen e Omicronit dhe variantit Delta në 6 muajt e fundit, ishte në përballje me një imunitet të freskët post-vaksinal dhe masiv tek qytetarët tanë. Kjo ka qenë një ndër arsyet që ne kemi arritur që të kemi numër më të vogël të rasteve. Pastaj një pjesë e madhe e njerëzve tanë e kanë kaluar jashtë spitaleve, dhe nuk duhet neglizhuar faktin që kemi pasur vaksina në përdorim kryesisht Pfizer dhe Astra Zeneca të ciklat deri më tani janë treguar më efikaset”, ka thënë Ahmeti.
Sipas tij, gjendja me pandeminë aktualisht është e mirë ndonëse ditëve të fundit ka pasur rritje të rasteve ditore me COVID-19.
“Gjendja është shumë mirë, edhe vendet e regjionit ditëve të fundit kanë rritje të hovshme të rasteve. Uroj që ne nuk jemi relaksuar shumë gjatë kësaj periudhë, dhe të mos e paguajmë ndonjë çmim më të shtrenjtë gjatë ditëve të ardhshme. Është një shenjë që na jep me kuptu që të jemi në gjendje gatishmërie që nga fillimi dhe deri tash nuk kemi qenë keq me pandeminë, jemi përpjekur që të japim atë që duhet dhe ia kemi dalë që t’i kryejmë obligimet tona”, ka shtuar Ahmeti.
Edhe
Zgjatet orari i lëvizjes dhe lejohet mospërdorimi i maskës në ambiente të hapura
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 107 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë disa ditë më parë, numri i rasteve ditore ka shkuar deri në 4.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 740.