Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson raportin vjetor të organizatës botërore “Reporterët pa Kufij” për gjendjen e lirisë së shtypit në Kosovë, njofton kumtesa nga AGK, transmeton Koha.net.
AGK konsideron se ky raport pasqyron gjendjen reale në vend ndërsa shpreh shqetësim për vështirësitë më të cilat përballen gazetarët kosovarë gjatë ushtrimit të profesionit të tyre.
Organizata ndërkombëtare prestigjioze e gazetarëve thekson se mediet e Kosovës vuajnë nga ndërhyrja e drejtpërdrejtë dhe indirekte politike, presioni financiar dhe pronësia e përqendruar.
“Gazetarët që kritikojnë autoritetet kosovare shpesh akuzohen se janë “tradhtarë” ose “simpatizantë të Serbisë”. Pak ditë pasi qeveria e tij e koalicionit u konfirmua, në shtator 2017, kryeministri Ramush Haradinaj i përshkroi gazetarët si “analfabetë” dhe i këshilloi ata që të “ktheheshin në shkollë. “Dy gazetarë hulumtues u sulmuan fizikisht pasi në artikujt e tyre kritikuan anëtarët e qeverisë dhe aleatët e ngushtë.” , thuhet në raportin e “Reporterët pa Kufij” , ku megjithatë Kosova ka shënuar një përparim të lehtë në indeksin botëror të lirisë së shtypit krahasuar me vitin e kaluar, thotë kumtesa .
Në barometrin e lirisë së shtypit, sivjet, Kosova është renditur në pozitën e 78-të ose për katër pozita më lartë se në vitin 2017 ku renditej në vendin e 82-të.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga institucionet qendrore që t`i marrin në konsideratë të gjeturat e këtij raporti dhe të angazhohen për krijimin e një mjedisi më të sigurt të të bërit gazetari dhe një ambienti miqësor në raport me gazetarët.
-
Kosova e 99-a në Indeksin e Lirisë së Shtypit. AGK-ja fajëson qeverinë, e qeveria mediat
-
AGK: Rangimi në indeksin e lirisë së shtypit është shokues
-
Ambasada gjermane: Raporti për lirinë e medias, tregues për hapat që duhet t'i bëjë qeveria e re
-
Kosova pëson rënie për 19 vende, Qeveria fajësohet për mungesën e lirisë së shtypit
-
Haradinaj akuzon pushtetin për tendencë kontrolli: Sunduesve u pengon liria e mediave