Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Agjenda e Zelenskyt në Tiranë

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, po bëhet gati për samitin e Evropë Juglindore – Ukrainë. Presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, pritet të mbërrijë në Rinas gjatë mbrëmjes, ndërsa do të pritet nga kryeministri Edi Rama të mërkurën në mëngjes.

Fillimisht, pritet të ketë takim kokë më kokë mes Ramës dhe Zelenskyt. Do të nënshkruhen marrëveshje dhe do t’i drejtohen Pallatit të Kongreseve, aty ku do të jenë 13 udhëheqës të shteteve nga Evropa Juglindore.

E mërkurë 28.02.2024

09:00 – Presidenti Zelensky do të mirëpritet nga kryeministri Rama, në Kryeministri.

09:05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë takim kokë më kokë me presidentin e Ukrainës

Edhe Zelensky takohet me Ramën në Tiranë para Samitit për Ukrainën Arbëri Zelensky takohet me Ramën në Tiranë para Samitit për Ukrainën

09:30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

10:10 – Nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

11:00 – ‘​Doorstep’ dhe mbërritja e liderëve (Pallati i Kongreseve)

11:30 - Rama dhe Zelensky do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit

Edhe Zelensky telefonon Ramën, e fton të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore Arbëri Zelensky telefonon Ramën, e fton të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore

13:00 - Foto Familjare

13:30 – ​​Rama dhe Zelensky do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp