Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka shkruar në rrjetin social X se e ka informuar mbi sulmet e fundit ruse me raketa e dronë, derisa tha se duhet presion i fortë mbi Rusinë për ta ndaluar. Zelensky njoftoi se e ka ftuar për të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore.
Zelensky ka bërë me dije se me Ramën kanë diskutuar edhe mbi bashkëpunimin dhe partnerët evropianë.
“E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t'i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar më në fund. Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt. Diskutuam gjithashtu për bashkëpunimin tonë me partnerët evropianë dhe mbi unitetin tonë. E ftova kryeministrin të marrë pjesë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, dhe Shqipëria do të përfaqësohet”, ka shkruar presidenti ukrainas.
Ai e ka falënderuar Shqipërinë për përkrahjen e popullit ukrainas.
Zelensky javë më parë ka qëndruar në Tiranë, ku mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.
-
Zelensky telefonatë me Ramën: Thelbësore që Evropa të jetë pjesë e bisedimeve për paqe
-
Zelensky: Ukraina vendos se kush e përfaqëson Evropën në bisedime me Rusinë
-
Zelensky kërkon përparim në ndihmën e BE-së për Ukrainën
-
Zelensky flet me Trumpin: Bisedimet duhet të çojnë në takim me Putinin
-
Rusia ka mjaftueshëm guxim sa të eskalojë luftën, paralajmëron Zelensky