Komuna e Prizrenit ka raportuar se në pesë muajt e parë të këtij viti ka shpenzuar afro 430 mijë euro sipas vendimeve gjyqësore. Në raportin e shpenzimeve për periudhën 1 janar 2019 deri më 31 maj 2019, figuron se te kategoria Mallra dhe Shërbime janë shpenzuar afro 270 mijë euro për vendime gjyqësore.
Në të njëjtin raport, te kategoria Investimet Kapitale, shkruan se për pagesat-vendimet gjyqësore janë shpenzuar 127 mijë euro, derisa te vendimet gjyqësore sipas nenit 39.2 janë shpenzuar mbi 33 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Drejtoria për Financa e Komunës së Prizrenit ka konfirmuar këto shpenzime, duke theksuar se një pjesë e tyre kanë të bëjnë me kompensimin e pagave jubilare për mësimdhënësit që dalin në pension, sikurse edhe për pagesa që nuk kanë mundur të kryhen brenda afateve ligjore. Në anën tjetër, opozitarët kanë theksuar se vitin e shkuar ky ekzekutiv ka akuzuar ish-pushtetin për këto praktika, ndërkohë që tani vetë duhet të paguajnë shpenzime të përmbarimit dhe vendimet gjyqësore.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Prizreni për 9 muaj paguan 550 mijë euro për vendime gjyqësore
-
Prizrenit vjet i janë marrë mbi 2.5 milionë euro për pagesat sipas vendimeve gjyqësore dhe përmbarimore
-
Komunës së Podujevës i merren rreth 2 mijë euro për tre muaj nga vendimet e gjykatave
-
Vendimet gjyqësore e përmbarimore “shterin” buxhetet e komunave
-
Prizreni me 5.4 milionë euro suficit, opozita e quan dështim