Komuna e Prishtinës është dashur të intervenonte në së paku 50 raste të dëmtimeve të semaforëve, të vendosur nëpër udhëkryqet e qytetit, të cilët janë dëmtuar gjatë vitit 2017 si pasojë e kundërvajtjeve në trafik.
Zyrtarë të Komunës kanë bërë të ditur se semaforët dëmtohen në mënyra të ndryshme, si nga aksidentet po ashtu edhe nga persona të pandërgjegjshëm, gjë e cila pastaj shkakton probleme të tjera në mbarëvajtjen e trafikut. Prandaj Komuna është detyruar që edhe të kontraktojë kompani për mirëmbajtje të rregullt të semaforëve, për shkak se pasojat e prishjes së tyre janë të paparashikueshme, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHabib Qorri, zyrtar në Drejtorinë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Prishtinës, ka thënë se Komuna ka kontratë të rregullt për mirëmbajtje të semaforëve në qytet për intervenime, varësisht nga nevoja që paraqitet, pas rasteve të prishjeve që ndodhin...(Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.